Shkup, 19 tetor – Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet lokale.
Vëmendje të posaçme po i kushtohet komunave me shumicë shqiptare, ku pritet të ketë garë interesante.
Komuna kryesore ku do të zhvillohet votimi do të jetë ajo e Çairit në Shkup, ku përballë njëri tjetrit do të jenë Izet Mexhiti, aktualisht zëvendëskryeministër i RMV-së dhe njëherësh një nga liderët e koalicionit VLEN, si dhe Bujar Osmanit, kandidati nga krahu tjetër i partive shqiptare AKI, ku bën pjesë edhe Bashkimi Demokratik për Integrim.
Zëdhënësi i VLEN-it Driton Sylejmani, në një intervistë për gazetarën e Klan Kosovës Qëndresa Bellagoshi, foli rreth vendimit që Izet Mexhiti të garojë në këto zgjedhjet lokale.