Zekolli inspekton nga afër punimet infrastrukturore në Studeniçan

nga Xh M

Studeniçan, 27 dhjetor – “Rikonstruimi i rrugës 5 në Komunën e Studeniçanit po zhvillohet me ritëm të sigurtë dhe pritet të ketë ndikim të madh në jetën e përditshme të banorëve”, ka shkruar zv.ministrja e transportit Kaltrina Zekolli Shaqiri në rrjetet sociale, pas inspektimit të punimeve në këtë rrugë.

“Së bashku me kryetarin e Komunës së Studeniçanit, z. Azem Sadiki, inspektuam nga afër procesin e këtij projekti, i cili po realizohet me financim nga Banka Botërore nëpërmjet Ministrisë së Transportit. Vlera e projektit është 376,216.00 €.

Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe rritjes së sigurisë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Zekolli-Shaqiri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More