Zekolli: Më 4 nëntor nënshkruhet marrëveshja për projektim të rrugës Tetovë-Prizren

nga Xh M

Shkup, 24 shtator – Derisa nga ana e Kosovës janë ndarë mjete dhe kanë filluar punimet për rrugën Tetovë-Prizren, nga ana e Maqedonisë një gjë e tillë akoma nuk ka filluar.

Zëvendësministrja për transport e Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli-Shaqiri njoftoi se më 4 nëntor pritet të nënshkruhet marrëveshja për projektim.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga të dyja palët, Ministria e Transportit e RMV dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës.

Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet në Shkup, dhe për implementimin e këtij segmenti duke i respektuar ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është i nevojshëm ratifikimi nga Kuvendi” ka njoftuar Zekolli.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More