Zekolli-Shaqiri: Për dy muaj do të lëshohet për qarkullim dy kilometërshi i parë i rrugës Shkup – Bllacë

nga D V

Shkup, 4 shtator – Zv. ministrja e Transportit dhe Lidhjeve Kaltrina Zekolli-Shaqiri theksoi se korridori 8 përballet me shumë probleme, por siç shtoi punojnë intensivisht që problemet të zgjidhen.

Zekolli-Shaqiri në emisionin “Daily Click”, bëri të ditur se për dy muaj do të lëshohet për qarkullim dy kilometërshi i parë i rrugës Shkup-Bllacë.

“Në dy muajt e ardhshëm pritet të lëshohet për qarkullim dy kilometrshi i rrugës deri tek qarkorja e hyrjes në Qytetin e Shkupit, e cila lidhë pastaj me rrugën e njohur Shkup-Bllacë”, tha Zekolli-Shaqiri.

Për autostradën Kërçovë-Ohër, zv. ministrja thotë se, një pjesë e autostradës Kërçovë-Ohër do të lëshohet për qarkullim në pranverën e vitit 2025.

“Një pjesë e autostradës Kërçovë-Ohër do të lëshohet për qarkullim në pranverën e vitit 2025”, tha Kaltrina Zekolli-Shaqiri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More