Zeqirija Ibrahimi nga Kërçova: Shembulli i VLEN është vizioni për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

nga Xh M

Kërçovë, 15 tetor – Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, nga tubimi partiak në Kërçovë, ka deklaruar se shembulli i Kërçovës dhe Koalicionit VLEN në Kërçovë është shembull i një vizioni për të ardhmen e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Shembulli i Kërçovës dhe Koalicionit VLEN në Kërçovë është shembull i një vizioni për të ardhmen e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Kandidat për kryetar komune është një ministër, që po kthehet nga pushteti qendror dhe benificionet që mund t’i ketë ai pushtet, Fatmir Limani, për t’u shërbyer qytetarëve, ndërsa bartëse e listës së këshilltarëve të Koalicionit VLEN është një femër, zonja Teuta Ahmedi Purellku! Një zë për Kërçovën! Rretho numrin 7!”, ka deklaruar Ibrahimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More