Zeqirija Ibrahimi takon ambasadorin e Turqisë, Fatih Ulusoj

nga Xh M

Shkup, 20 nëntor – Sot, i shoqëruar nga deputetët Imërlije Saliu Fetai dhe Bekim Sali, pata kënaqësinë të zhvilloj një takim miqësor dhe konstruktiv me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shkup, Shkëlqesinë e Tij, Z. Fatih Ulusoj, në selinë qendrore të Alternativës.

Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe në mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe politik.

Theksova rëndësinë e lidhjeve të ngushta me Turqinë dhe shpreha përkushtimin e Alternativës për avancimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, duke kontribuar në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

Ambasadori Ulusoj vlerësoi angazhimin e Alternativës për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe siguroi mbështetjen e Turqisë për iniciativat që promovojnë paqen dhe prosperitetin në rajon.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe strategjike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, duke hapur rrugë të reja për bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More