Zeqirija Ibrahimi uron fillimin e vitit të ri shkollor

nga D. V.

Shkup, 1 shtator – Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka uruar nxënësit, prindërit dhe mësuesit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026.

“Urimet më të mira për vitin e ri shkollor 2025-2026! Një urim të veçantë për të gjithë nxënësit dhe sidomos për ata fëmijë që ndjekin klasën e parë. Kjo ditë le të jetë një moment ngazëllues, emocional dhe mbi të gjitha e një rëndësie të madhe”, ka theksuar Ibrahimi.

Ai është ndalur edhe tek roli i mësuesve, duke theksuar se “shkolla duhet të përgatisë personalitetin e fëmijëve mbi vlerat dhe parimet qytetëruese, të edukojë qytetarë të vetëdijshëm dhe njerëz të aftë për t’u përballuar me sfidat e jetës”.

Ibrahimi u është drejtuar edhe nxënësve me mesazhin:

“Çdo vit shkollor duhet të jetë një kontribut i çmuar në formimin e personalitetit tuaj si nxënës, si qytetarë dhe mbi të gjitha si njerëz. Përpiquni të punoni me përkushtim për arritje të suksesshme. Është detyra juaj.”

Ndërkaq, prindërve u ka bërë thirrje për bashkëpunim me mësuesit:

“Bëhuni pjesë e bashkëpunimit dhe komunikimit me mësuesit e fëmijës suaj, me të vetmin qëllim për të arritur synimet që ju keni për ta.”

Në fund, lideri i Alternativës ka uruar:

“Me dëshirën që të gjithë do të kontribuojmë me më shumë përgjegjësi për një arsim sa më cilësor, ju uroj suksese dhe mbarësi për vitin shkollor 2025-2026!”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More