zet Mexhiti pritet ngrohtësisht në Gazi Babë: “Mirënjohës për besimin dhe mbështetjen e banorëve”

nga Redaksia

Shkup, 4 gusht – Zëvendëskryeministri i parë shqiptar dhe kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një vizitë në lagjen Gazi Babë, ku u prit në konakun e Haxhi Zejnulla Imerit, përcjell Zhurnal.mk.

Në këtë ambient që pasqyron vlerat e familjes dhe të komunitetit, Mexhiti u prit nga banorë të ndershëm dhe të përkushtuar, me të cilët zhvilloi një bisedë të sinqertë mbi sfidat dhe pritshmëritë e tyre ndaj politikës.

“Pritja ishte shumë miqësore, shprehje besimi dhe mbështetjeje. Për këtë, Gazi Babës i jam shumë mirënjohës,” deklaroi Mexhiti pas takimit.

Vizitat e tij në terren janë pjesë e përkushtimit për të dëgjuar drejtpërdrejt zërin e qytetarëve dhe për të ndërtuar politika që adresojnë nevojat e tyre reale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More