Zëvendës kryeministri Fetai bëri homazhe në nderim dhe kujtim të dëshmorit të kombit, Visar Krasniqi

nga Xh M

Likovë, 2 qershor – Zëvendës kryeministri Arben Fetai sot me bashkëpunëtor ka bërë homazhe ndertimi në kujtim të dëshmorit të kombit Visar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Sot bëmë homazhe në fshatin Hotël, në nderim dhe kujtim të dëshmorit të kombit, Visar Krasniqi.

Visar Krasniqi, djaloshi nga Drenoci i Malishevës me ëndrrën për t’u bërë mjek, zgjodhi rrugën e shenjtë të lirisë. Ai la pas studimet për t’i shërbyer atdheut si ushtar i UÇK-së, duke e shndërruar sakrificën e tij në pjesë të përhershme të historisë sonë kombëtare.

Me vendosmëri të palëkundur, ai u radhit në vijat e para të frontit në Sllupçan, Mateç e kudo ku nevoja për guxim dhe sakrificë ishte më e madhe. Me veprën dhe qëndrimin e tij, u bë frymëzim për çdo bashkëluftëtar.

Më 2 qershor, në një përballje të drejtpërdrejtë në frontin e Mateçit, një plumb snajperi ndali përjetësisht zemrën e Visarit – por jo edhe shpirtin e tij, i cili vazhdon të jetojë në kujtesën tonë kolektive.

Lavdi jetës dhe veprës së Visar Krasniqit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Nder dhe respekt të përjetshëm për veteranët e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More