Shkup, 27 korrik – Zëvendës ministri i MPB Astrit Iseni përmes një reagimi në rrjetet sociale lidhur me patrullimin e policisë serbe në Ohër, ka sqaruar se marrëveshje protokolli përveç se me Serbinë, Republlika e Maqedonisë së Veriut ka edhe me Shqipërinë, Kosovën, Kroacinë dhe Malin e Zi.
Që nga viti 2014 në RMV gjatë sezonit të verës patrollojnë policë nga vendet fqinje siç janë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Serbia.
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikë së Maqedonisë së Veriut intenzivisht bashkëpunon me shtetet fqinje në mënyrë të shkelqyer Ne fushën e sigurise duke nenshkruar Marveshje, Protokolle dhe Memorandume bashkepunimi. Ne vazhdë të këtij bashkepunimi policor Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar edhe Protokolle bashkëpunimi gjatë sezonit turistik në vitin 2014 me këto shtete: Shqipëria, Kosova, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia.
Këto Protokolle janë implementuar intenzivisht dhe çdo sezonë turistike behet shkëmbimi i zyrtarëve policor në vendet turistike. Për momentin në Maqedonine e Veriut, konkretisht në Ohër, gjenden zyrtarë policor nga Shqipëria dhe ne bazë të reciprocitetit kemi zyrtarë policorë nga MPB-ja e RMV-së edhe në Shqipëri, në Mal të Zi dhe tani nga Serbia.