Zëvendës ministrja Elfete Ismaili takoi atasheun ushtarak të Kroacisë, Stjepan Domjançiq

nga Xh M

Shkup, 12 shtator – Sot në Ministrinë e Mbrojtjes, zëvendësministrja Elfete Ismaili priti në takim atasheun ushtarak të Republikës së Kroacisë, Stjepan Domjançiq.

Gjatë këtij takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve, sidomos në sferën e mbrojtjes. Si vende aleate bashkëpunimi bilateral është tepër i rëndësishëm në avancimin e mëtutjeshëm të dy ushtrive si pjesë e NATO-s” edhe në të ardhmen do të kontribuojnë në mënyrë aktive në nisma rajonale që synojnë forcimin e sigurisë dhe stabilitetit për të gjithë rajonin.

“Sot realizova një takim me atasheun ushtarak të Republikës së Kroacisë, z. Stjepan Domjançiq.

Në këtë takim diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve tona, sidomos në sferën e mbrojtjes. Ne si vende aleate edhe në të ardhmen do të kontribuojmë në mënyrë aktive në nisma rajonale që synojnë forcimin e sigurisë dhe stabilitetit për të gjithë rajonin.

Poashtu vlerësuam se bashkëpunimi bilateral është tepër i rëndësishëm në avancimin e mëtutjeshëm të dy ushtrive tona si pjesë e NATO-s”, thuhet në njoftimin e Zv.ministres Ismaili.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More