Shkup, 12 shtator – Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Antonio Miloshoski, realizoi takim pune me Dr. Mark Spitz, Sekretar Shtetëror për Çështje Federale, Ndërkombëtare dhe Politika Mediale të Nordrhein-Vestfalisë.
Në takim u shkëmbyen mendime lidhur me procesin integrues të vendit tonë në Bashkimin Europian dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit tradicionalisht të mirë dypalësh.
Bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë për tejkalimin e sfidave me të cilat po përballet vendi ynë në fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në Union, ndërsa u theksua veçanërisht rëndësia e integrimit të vendeve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian.