Zëvendëskryeministri Fetai takoi ambasadoren Filipidu

nga D V

Shkup, 5 shkurt – Zëvendëskryeministri i Qeverisë i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, sot takoi ambasadoren e Greqisë, Sofia Filipidu, me të cilën bisedoi për mundësitë për bashkëpunim, informojnë nga kabineti i tij.

Zëvendëskryeministri Fetai informoi për punën e deritanishme të kabinetit dhe për aktivitetet e ardhshme në fushën e luftës kundër korrupsionit, transparencës dhe rifillimit të bashkëpunimit me sektorin joqeveritar.

Ai veçanërisht theksoi rëndësinë për udhëheqjen me Trupit Ndërinstitucional për Koordinimin e Aktiviteteve Kundër Korrupsionit dhe zbatimin e Strategjisë për Transparencë.

Ambasadorja Filipidu shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu gatishmërinë për të shfrytëzuar instrumentin TAIEX, për forcimin e kapaciteteve të kabinetit në arritjen e objektivave prioritare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More