Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti takoi një delegacion të MATTO-s të kryesuar nga Ademoski

nga Xh M

Shkup, 14 tetor – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti takoi një delegacion të Dhomës së Tregtisë Maqedoni – Turqi (MATTO) të kryesuar nga kryetari i saj Aydogan Ademoski me bashkëpunëtorë.

Në takim, informojnë nga MMJPH u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë në fushën e biznesit, kulturës, ekonomisë dhe shumë fusha tjera.

Mexhiti tha se dy qeveritë synojnë rritjen e shkëmbimit tregtra mes dy vendeve si dhe inkurajimin e kompanive turke për të investuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Dy palët konfirmuan rëndësinë e bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve dhe theksuan rëndësinë e saj për të dy ekonomitë.
Mexhiti në takim ritheksoi se investimet turke në vendin tone janë rast i shkëlqyer për të vënë në pah edhe një herë, lidhjet e forta mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, dhe se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve ka sjellë përfitime të shumta dhe ka ndihmuar në krijimin e vendeve të punës, duke kontribuar edhe në stabilitetin dhe rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut”, bëri të ditur MMJPH.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More