Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti në takim me ministren e turizmit dhe mjedisit jetësor të Shqipërisë, Mirela Kumbaro

nga Xh M

Shkup, 27 gusht – Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot zhvilloi takim me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Përgëzova ministren për suksesin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka arritur në tërheqjen e turistëve të huaj, duke e shënuar këtë si një hov të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit dhe rritjen ekonomike si dhe në promovimin pozitiv në mediat ndërkombëtare”, ka thënë Mexhiti.

Ai më tej theksoi se ky sukses është një përvojë shumë e rëndësishme për ne, duke na ndihmuar në përgatitjen më të mirë për pritjen e turistëve gjatë sezonit veror dhe dimëror.

“Marrja e përvojave nga Shqipëria në tërheqjen e turistëve të huaj, do të kishte një ndikim të rëndësishëm edhe për vendin tonë. Prandaj kërkova për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve, përmes projekteve ndërkufitare në interes të përbashkët. Biseduam gjithashtu për mjedisin jetësor dhe sfidat që përballemi si dy vende fqinje dhe lidhjeve vëllazërore, veçanërisht për zjarret që kapluan të dy vendet dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme në pyje. Kjo situatë kërkon mobilizim për të rikthyer pyjet në gjendjen e mëparshme!”, theksoi Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More