Zëvendëskryeministri Mexhiti në Forumin e Sigurisë në Uashington: Maqedonia e Veriut, partner i besueshëm i ShBA-së

nga D V

Shkup, 6 shkurt – Në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti mori pjesë në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë, që u organizua nga Kongresmenët Pit Seshëns dhe Robert Aderholt, kumtuan sot nga Lëvizja demokratike.

Në këtë forum u diskutua për çështje të sigurisë për Ballkanin Pernëdimor dhe Bashkimin Europian, duke u fokusuar në nevojën për forcimin e institucioneve të mbrojtjes dhe angazhimit të shtuar të vendeve të rajonit në NATO.

Në fjalimin e tij para pjesëmarrësve të Forumit Ndërparlamentar të Sigurisë, theksohet në kumtesën, Mexhiti ka theksuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sektorin e mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor, pas krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë ishte dhe mbetet kruciale.

“Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe sigurinë globale, duke qenë një aktor i përgjegjshëm dhe burim i eksportit të paqes rajonale”, ka theksuar zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti.

Ndryshe, në këtë forum pjesëmarrës ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, të cilët ndanë përvojat e tyre në sfidat e sigurisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More