Shkup, 20 gusht – Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikollovski me ftesë të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, po merr pjesë në Ditën nacionale që festohet për nder të Shën Stefanit – themeluesit të shtetit hungarez dhe krishterimit në Hungari, informuan sot pasdite nga Ministria e Transportit.
“Krahas pjesëmarrjes në festën nacionale, janë paraparë disa takime me përfaqësues të lartë të qeverisë së Hungarisë, disa ministra dhe investues potencial. Në takime është paraparë të bisedohet për dinamikën e projekteve në Maqedoni si dhe për bashkëpunimin e ardhshëm të përforcuar ekonomik mes dy shteteve”, theksojnë nga Ministria.
Në kumtesë shtohet se vizita e zëvendëskryeministrit është edhe një konfirmim i miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes shtetit tonë dhe Hungarisë.