Zëvendësministri Iseni realizoi vizitë pune në SPB Manastir

nga Xh M

Shkup, 20 qershor – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot realizoi vizitë pune në SPB Manastir ku u takua me kryeshefin e SPB Manastir, Sasho Mirçevski.

Siç theksohet në kumtesë, gjatë takimit zëvendësministri Iseni u njoftua me aktivitetet e rregullta dhe aktuale të sektorit, ndërsa iu prezantuan edhe të dhënat e fundit statistikore për kriminalitetin, të cilat tregojnë një tendencë të uljes.

“Zëvendësministri deklaroi se është i kënaqur me rezultatet e treguara nga SPB Manastir në periudhën e kaluar dhe se policia duhet të vazhdojë luftën pa kompromis ndaj krimit, duke rritur kështu besimin e qytetarëve”, thuhet në kumtesën e kabinetit të zëvendësministrit Iseni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More