Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki Shaini dënon ashpër huliganizmin e tifozëve të Prilepit në ndeshjen me Shkëndijën e Haraçinës

nga Xh M

Shkup, 1 nëntor – Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki Shaini e ka dënuar ashpër sjelljen e turpshme të tifozëve të Prilepit ku në ndeshjen e sotme me Shkëndijen e Haraçinës pati provokime dhe brohoritej në gjuhën maqedonase: “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”.

“Dënoj ashpër çdo formë huliganizmi dhe sjellje të dhunshme në ambientet sportive. Ngjarjet e ndodhura gjatë ndeshjes ndërmjet KF Shkëndija – Haraçinë dhe KF Pobeda në Prilep janë të papranueshme dhe dëmtojnë rëndë imazhin e sportit si aktivitet që bashkon njerëzit dhe nxit respektin e ndërsjellë”, thekson Sadiki Shaini.

Sipaa saj, sporti nuk duhet të jetë terren për urrejtje apo përçarje, por hapësirë për garë të ndershme, solidaritet dhe bashkëjetesë.
“Apeloj që institucionet kompetente të ndërmarrin masa ndaj çdo akti huliganizmi, në mënyrë që stadiumet të mbeten vende të sigurta dhe të respektuara për sportistët dhe tifozët e të gjitha komuniteteve”, u shpreh ajo.

Ministria e Sportit, shton Sadiki Shaini, do të vazhdojë me përkushtim të promovojë zero tolerancë ndaj dhunës dhe gjuhës së urrejtjes në sport, “duke e kthyer atë aty ku i takon – në shërbim të paqes, respektit dhe bashkimit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More