Zëvendësministrja Elfete Ismaili jep dorëheqje pas vendimit të ASH-së për t’u larguar nga Qeveria

nga D. V.

Shkup, 19 maj – Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Elfete Ismaili, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i saj, pas vendimit të Kryesisë së partisë Aleanca për Shqiptarët për t’u tërhequr nga Qeveria.

Ajo e ka bërë të ditur këtë vendim përmes një letre drejtuar Kryeministrit Hristijan Mickoski.

“Gjatë kohës së saj në krye të këtij dikasteri të rëndësishëm, znj. Ismaili ka arritur të tregojë rezultate konkrete dhe të prekshme. Në një periudhë të shkurtër, ajo ka kontribuar në avancimin e kuadrove shqiptare në strukturat e ushtrisë , nga një gjeneral shqiptar sa kishte më parë, ky numër është rritur në tre, duke dëshmuar një përkushtim të veçantë për përfaqësim të barabartë dhe gjithëpërfshirës.
Zëvendësministrja ka përfaqësuar Ministrinë e Mbrojtjes me profesionalizëm dhe dinjitet, duke realizuar një sërë takimesh me diplomatë të rëndësishëm nga Bashkimi Evropian dhe NATO, në funksion të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të integrimit euroatlantik të vendit.
Teksti i dorëheqjes së plotë:
I nderuari Kryeministër Mickoski,
Me këtë letër, ju informoj se jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i Zëvendës Ministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Detyrën që e mora me këtë funksion e kam ushtruar me përkushtim të plotë, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit. Këtë vendim e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm personal dhe profesional, duke besuar se ky hap është në interesin më të mirë të institucionit dhe të parimeve të mia personale.
Ju falënderoj për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e Qeverisë në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme për mbrojtjen. Mbetem e hapur për bashkëpunim dhe mbështetje në të ardhmen, gjithmonë e udhëhequr nga interesi publik”, theksoi Elfet IsmailiZëvendës Ministre e Mbrojtjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More