Shkup, 30 gusht – Elfete Ismaili bashkë me ministrin e mbrojtjes Vlado Misajlovski sot në kazermën “Ilinden” morrën pjesë në dorëzimin e një donacioni të pajisjeve ushtarake nga Republika e Turqisë.
“Sot në mëngjes së bashku me ministrin e Mbrojtjes z. Vlado Misajlovski ishim në kazermën “Ilinden” ku pjesëtarëve të armatës ju bë dorëzimi i një donacioni të pajisjeve ushtarake nga Republika e Turqisë.
Falendërojmë Republikën e Turqisë për donacionin dhe sigurojmë që bashkëpunimi ynë i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm, do të vazhdojë, si dhe poashtu aleatëve tanë ju urojmë festën kombëtare – Ditën e Fitores dhe Ditën e Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë”, thuhet në njoftimin e Ismailit.
