Zgjidhjet kreative që të shkohet përpara në rrugën drejt BE-së duhet të harmonizohen me konkluzione të Këshillit

nga Xh M

Bruksel, 28 nënor – Punojmë në gjetjen e zgjidhjes për Maqedonië e Veriut që të ecë përpara në fazën e dytë të bisedi,meve me BE-në. Nu duam që Maqedonia e Veriut të lihet prapa. Megjithatë, zgjidhjet kreative duhet të harmonizohen me konkluzione të Këshillit të BE-së nga korriku i vitit 2022.

Theksojnë se duhet të miryatohen ndryshimet kushtetuese dhe se nuk do të ketë anulime të reja që të mundet shteti të vazhdojë përpara me procesin.

Konkluzionet e Këshillit të BE-së thonë se ato nuk mund të ndryshohen dhe në këtë kontekst, çfarëdo që të gjendet si zgjidhje do të jetë në përputhje me atë që është miratuar ligjërisht.

Burimet e njejta bëjnë me dije se eurokimsarja për Zgjerim dhe Politikat e Fqinjësisë, Marta Kos, do të punojë fort në procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në BE krijohet përshtypja se duhet shfrytëzuar momenti i krijuar për vendet e rajonit nga rrethanat e reja gjeopolitike.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar, burime nga BE-ja thonë se ky nuk është opsion sepse nuk është në përputhje me konkluzionet e Këshillit. Por theksojnë se mund të gjenden mënyra të tjera për të sinjalizuar se vendi nuk do të ngelet pas, pasi siç theksojnë, kjo është e papranueshme.

Burime nga BE-ja kujtojnë se procesi i anëtarësimit është i bazuar në meritë dhe se vendi duhet të vazhdojë me reformat dhe fokusi duhet të jetë sundimi i ligjit dhe reformat në gjyqësor.

Eurokomisarja e re për Zgjerim, Marta Kos, dje në një deklaratë për shtyp pas miratimit të përbërjes së re të Komisionit Evropian, tha se pret që Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën, sepse, siç tha ajo, është diçka në të cilën konsideron Bashkimi Evropian.

E pyetur nëse pas kësaj mund të jepen garanci se nuk do të ketë bllokada të tjera, Kos tha se nuk është ajo që mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More