Zhurnal mëson / PDSH-ja me një këmbë në Qeveri!

nga Redaksia

Shkup, 11 qershor – Agjencia e lajmeve zhurnal jozyrtarisht mëson se Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit, pritet të jetë pjesë e qeverisë, duke ua ofruar pozitën e zv/ministrit të Mbrojtjes, shkruan Zhurnal

Sipas burimeve tona, në një takim mes kreut të PDSH, Menduh Thaçi dhe kryeministrit të Qeverisë Mickoskit, marrëveshja që PDSH-ja të jetë pjesë e qeverisë, është çështje e mbyllur, shkruan Zhurnal.

Sipas informatave tona, hyrrja e PDSH-së në Qeveri ditët në vijim, marrëveshja do të bëhet publike nga vet kryeministri i RMV-të, z. Mickoski.

Ndryshe me largimin e Arben Taravarit nga qeveria, postet vakante në eshalonin e parë të qeverisë ende nuk janë plotësuar.

I pyetur kryeministri Mickoski se zërat flasim që PDSH-ja do të hynë në qeveri dhe se po zhvillohen negociata, Mickoski përgjigjet

“Nuk do të mund të thosha, për shkak se asgjë nuk është sigurt, asgjë nuk është përfundimtare. Kur do të jetë përfundimtare, mediumet dhe publiku do të informohen”, tha shkurt Mickoski, transmeton Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More