Anëtarësimi në tregun europian të pagesave, Rexhepi: Shkurton kohën e pagesave ndërkufitare

nga Xh M

Shkup, 6 prill – Thjeshtimi dhe shkurtimi i kohës së pagesave ndërkufitare në euro në vetëm disa sekonda dhe ulja e ndjeshme e kostove si për kompanitë ashtu edhe për qytetarët janë vetëm disa nga përfitimet të cilat do ti kenë qytetarët nga anëtarësimi i vendit në tregun evropian të pagesave SEPA. Gadaf Rexhepi anëtar i Këshillit të Bankës Popullore thotë se kjo mënyrë e pagesave do të jetë e qasshme nga 6 tetori i ketij viti ndërsa pritet që pagesat të realiozohet më shpejt dhe më provizione shumë më të ulëta.

“Në mes anëtarëve ët BE-së edhe shteteve të Ballkanin Perëndimor çdo pagesë e cila bëhet është diku 12 herë më e lirë nga ajo që realizohet si pagesë nga vendet e Ballkanin Perëndimor. Për korporatat është shumë me rëndësi edhe shpejtësia e transaksionit, kështu që shpejtësia e transaksionit tani do të kryhet brenda disa orëve e cila në të kaluarën ka zgjatur me ditë, ndërsa transaksionet të cilët kërkohen të jenë urgjente të cilat ekzistojnë edhe sot por janë relizuar për disa orë ose një ditë apo dy, tani do të kryhen brenda 10 sekondave.”, tha anëtari i Këshillit të Bankës Popullore, Gadaf Rexhepi.

Përfitim tjetër nga anëtarësimi në SEPA do të ketë edhe në pjesën e remitancave duke i pasur parasysh të ardhurat që vijnë nga diaspora shton Rexhepi.

“Kjo është një benefit jo vetëm për shtetin apo korporatat e mëdha të cilët për çdo ditë realizojnë transaksione, por është në favor shumë të madh edhe për qytetarët. E dimë që Maqedonia apo Ballkani Perëndimor ka remitenca në vlera të larta për shkak të raporteve të cilat i ka. Ajo që parashikohet është që kostot do të ulen për 3 pikëpërqind, momentalisht kostot janë 6.7 % prej transaksioneve dhe tani do të jetë 3,7% si vlerë që shënon dukshëm një ulje të madhe. Sipas disa llogaritjeve pritjet janë se në bazë vjetore kursimet do të arrijnë deri në gjysëm miliardë euro.”, u shpreh Rexhepi.

Nga vendet e rajoni përveç Maqedonisë anëtarë në SEPA nga dhjetori vitin e kaluar janë edhe Shqipëria dhe Mali i Zi. Serbia, Kosova dhe Bosnja ende mbetet jashtë sistemin pagesor të tregut evropian SEPA.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More