Ziadin Sela: Qytetarët sot me votën e tyre vendosin për të ardhmen (VIDEO)

nga Redaksia

Strugë, 2 nëntor – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka realizuar të drejtën e tij qytetare duke votuar në zgjedhjet lokale të së dielës.

Pas votimit, Sela u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më masovisht në votime, duke theksuar se me votën e tyre ata vendosin për të ardhmen e tyre në një periudhë të gjatë.

“Sot qytetarët janë ata që vendosin për të ardhmen e vet. Shpresoj se gojët e liga dhe dashakeqët janë mbyllur. Uroj që e nesërmja të na gjejë më të lirë dhe më të paqtë,” – deklaroi Sela.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More