Zjarr në burgun e Idrizovës, katër gardiane përfundojnë në toksikologji

nga Redaksia

Shkup, 22 maj – Katër punonjëse të burgut të Idrizovës kanë përfunduar në Toksikologji, si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në repartin e grave, të cilin e kanë konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Ata informojnë se të martën në ora 19:55 në SPB Shkup nga Burgu i Idrizovës është raportuar se në njërën nga dhomat në pjesën e mbyllur të repartit të grave ka shpërthyer zjarr. Sipas informacioneve, gjendja e tyre është stabile.

Ndërsa jozyrtarisht zjarri është ndezur nga të burgosurit të cilët i kanë vënë flakën çarçafëve dhe dyshekëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More