Një banor i Tetovës humbi jetën nga zjarri që shpërtheu në një apartament në lagjen Bllok 70, ndërsa një person tjetër u lëndua. Nga Njësiti Territorial i Zjarrfikësve të Tetovës informuan se raporti për zjarrin është marrë në orën 19:05.
Shërbimi i Zjarrfikësve të Tetovës konfirmoi se në apartament është gjetur një person mashkull i vdekur, si dhe se një person ka pësuar lëndime. Është kryer inspektim i vendit të ngjarjes, dhe shërbimet kompetente njoftojnë se më shumë detaje rreth shkaqeve të zjarrit do ti kumtojnë gjatë ditës së sotme.