Zjarr në një objekt hotelierik në qendër të Ohrit

nga Xh M

Ohër, 22 shtator – Një zjarr sot pasdite shpërtheu në një objekt hotelierik në qendër të Ohrit, në Sheshin e qytetit.

Flaka shpërtheu në oxhakun e objektit, që falë intervenimit të shpejtë të të punësuarve nga objektet përreth ishte lokalizuar gjegjësisht ishte parandaluar përhapja e flakës.

Në vendin e ngjarjes arriti edhe një ekip i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse, kështu që flaka tashmë është shuar dhe është shmangur dëm më i madh material.

Nuk ka të lënduar në zjarr.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More