Zjarri në lokalin në Suharekë, flet kryetari Bali Muharremaj

nga Xh M

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, tha se zjarri që përfshiu një lokal në qendër të qytetit është lokalizuar dhe situata është nën kontroll.

Ai konfirmoi se zjarri është shkaktuar nga një problem me gazin, por për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

“Problemi ka ardhur prej gazit, që ka shkaktuar shpërthimin e zjarrit, por për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Dëmet janë vetëm materiale”, tha Muharremaj në ATV.

Kryetari shtoi se pronari i lokalit është duke bërë përgatitje për të nisur renovimin e objektit.

“Besoj që nesër fillon renovimi i lokalit dhe gjithçka do të rikthehet në funksion,” u shpreh ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More