Zjarri në shtëpinë e të moshuarve është lokalizuar, personat janë evakuuar

nga D V

Kavadar, 20 janar – Zjarri është lokalizuar, personat janë evakuuar, informojnë nga shtëpia e të moshuarave “Doktor Janeski”, pasi sot në mëngjes shpërtheu zjarr në objektin në fshatin Çamersko të Kavadarit.

“Zjarri që e përfshiu pjesën e çatisë është lokalizuar. Të gjithë personat janë evakuuar në mënyrë të sigurt dhe janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm, ku do të qëndrojnë disa ditë”, kumtuan nga Shtëpia e të moshuarve.

Ata falënderuan kryetarin Mitko Jançev, zjarrfikëset, ndihmën urgjente mjekësore, drejtoreshën e spitalit dhe të gjithë ata që ndihmuan për të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve në shtëpinë, të cilëve tani u është siguruar qëndrimi me të njëjtin shërbim, në një hotel në Kavadari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More