Pallati i Kulturës në Gostivar i stërmbushur me njerëz në shënimin e Ditës së Komunës

nga Xh M

Gostivar, 23 dhjetor – Sonte, Komuna e Gostivarit, nën udhëheqjen e kryetarit Valbon Limani, shënon Ditën e saj, një ngjarje e rëndësishme që mbledh qytetarë dhe personalitete të shquara në një atmosferë festive.

Në këtë datë simbolike, tradicionalisht shpallet “Qytetari i Nderit” dhe nderohen personalitete, shoqata dhe grupe që kanë dhënë kontribut të çmuar për qytetin, si në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar.

Në kuadër të këtij organizimi, pas shumë vitesh ribashkohet grupi muzikor gostivaras “Shëndija” me këngëtarin e njohur Amet Azizi. Gjithashtu, do të dekorohet edhe grupi tjetër i njohur muzikor, “Area,” për kontributin e tyre në promovimin e kulturës dhe artit.

Komuna e Gostivarit ka organizuar një eveniment madhështor, që pritet të mbetet gjatë në kujtesën e çdo pjesëmarrësi.

Programi ka nisur në ora 19:00 në Qendrën për Kulturë të Gostivarit, ku marrin pjesë personalitete të shumta nga fusha të ndryshme të jetës shoqërore dhe kulturore. Atmosfera festive dhe pjesëmarrja masive e qytetarëve dëshmojnë për rëndësinë dhe vlerën që kjo ngjarje ka për komunitetin gostivaras.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More