Zjarri përfshin vendgrumbullimin e mbetjeve në Kukës, tymi përhapet drejt qytetit dhe fshatrave përreth

nga D. V.

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve në qytetin e Kukësit, në lagjen Myq-Mamëz, në orët e para të mesnatës.

Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, të cilët kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës me hedhje uji, vatra ende nuk është shuar.

Shtëllungat e tymit janë përhapur në drejtim të qytetit dhe zonave përreth, duke shkaktuar shqetësim për banorët për shkak të ndotjes së ajrit.

Kjo është hera e tretë radhazi që fusha e mbetjeve digjet brenda tre viteve të fundit, çka ka ngritur shqetësime serioze mbi menaxhimin e situatës.

Zjarri ka përfshirë një perimetër të gjerë brenda pak minutash, duke ngritur dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme.

Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare, ndërsa pritet që të nisë një hetim për të zbardhur shkaqet e rënies së flakëve./tch/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More