Zjarri shkatërron stallën në Pogradec, pronari në gjendje të rënduar: 170 dele janë djegur të gjalla

nga L. M

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një stallë bagëtish në zonën e Pogradecit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Pronari i stallës, Agjërim Kapa, i tronditur nga ngjarja, është shprehur jashtë kamerave se dëmi është i madh, pasi më shumë se 170 dele janë djegur të gjalla.

Sipas tij, ende nuk dihet saktësisht shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa hetimet paraprake janë në vijim.

Në vendngjarje pritet të mbërrijnë emergjencat civile të Bashkisë së Pogradecit, të cilat do të kryejnë vlerësimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga flakët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More