“ZNAM” ia dorëzoi VMRO platformën/Bendevska: Pres që të pranohet nga të gjithë, ky është hap shtetëror

nga Xh M

Shkup, 20 dhjetor – Përfaqësues të lartë partiakë të Lëvizjes ZNAM, tekstin e Platformës për bashkim kombëtar maqedonas ua dorëzuan partnerëve të tyre të koalicionit VMRO-DPMNE-së.

Nënkryetarja, Vesna Bendevska tha se kjo platformë do t’u dorëzohet të gjitha subjekteve politike në mënyrë që, siç tha ajo, të arrihet një konsensus kombëtarë për çështjet kryesore, si të brendshme ashtu edhe të jashtme.

“Pres të bisedojmë me të gjithë pa paragjykime. Së fundi, Maqedonia është një shoqëri multikulturore dhe multietnike. Ne do të flasim dhe do t’ia shtrijmë dorën të gjithëve, sepse ky është me të vërtetë një hap shumë i rëndësishëm shtetëror. Platforma kombëtare është mbi atë partiake, etnike, mbi të gjitha nivelet e mundshme, është hap i rëndësishëm. Maqedonia së pari duhet të bashkohet brenda vendit për të forcuar pozicionin e saj ndërkombëtar”, tha Bendevska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More