Shkup, 26 dhjetor – Zoran Trajçevski do të vazhdojë ta udhëheqë Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) edhe për pesë vitet e ardhshme, pasi siguroi mbështetjen e Këshillit të ASHMAA-së për vazhdimin e mandatit të tij.
“Në seancën e sotme të 26-të, Këshilli i Agjencisë vendosi që në periudhën e ardhshme pesëvjeçare Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele të udhëhiqet nga dr. Zoran Trajçevski”, njoftuan nga AVMU.