Zv/kryeministri i parë Mexhiti me mesazh: Të kujdesemi për shëndetin e grave dhe për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit

nga Redaksia

Shkup, 27 tetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, mori pjesë në Marshin simbolik organizuar me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Ai tha se kjo ishte një ditë e rëndësishme, një thirrje për ndërgjegjësim dhe shpresë, një mesazh solidariteti që na bën për të qëndruar pranë atyre që luftojnë me kurajë.

“Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit – një thirrje e fuqishme për tu kujdesur për shëndetin e grave dhe për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm. Sot, bashkë me Forumin e Gruas të Lëvizjes Demokratike, u bashkuam në një marsh simbolik për të shënuar këtë muaj dhe për të mbështetur të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje”, vuri në dukje Mexhiti.

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti përkujtoi se kontrollet e rregullta dhe zbulimi i hershëm janë hapa vendimtarë në rrugën drejt fitores mbi këtë sëmundje. Për në fund përçoi porosinë që të kujdesemi, të mbështesim dhe të japim shpresë për çdo grua që sot përballet me këtë sfidë!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More