Zv.ministri Bexheti: Nga Tetova deri në Strugë me Njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë do të udhëheqin shqiptarë

nga Xh M

Shkup, 10 tetor – Nga Tetova deri në Strugë me Njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë do të udhëheqin kuadro shqiptare.

Njoftimi është bërë nga zv.ministri i bujqësisë Flakron Bexheti, i cili shpreson se kuadrot e zgjedhura do të jenë në shërbim të të gjithë bujqve.

“Kam nderin dhe kënaqësinë të informoj se për ushtrues detyre si udhëheqës të njësive rajonale të Ministrisë së Bujqësisë janë emëruar: Jeton Rustemi, Njësia Rajonale – Tetovë; Bekim Çelebiu, Njësia Rajonale – Gostivar; Blerta Dika, Njësia Rajonale – Dibër dhe Jetmir Lita, Njësia Rajonale – Strugë. Jam i bindur se këto njësi rajonale, ashtu si të gjitha të tjerat, do të jenë në shërbim të të gjithë bujqve tanë, duke ofruar gjithë ndihmën e nevojshme profesionale”, njofton zv.ministri Bexheti.

Ministria jonë, shton Bexheti, është e përkushtuar të sigurojë mbështetjen e duhur për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe të mbështesë bujqit tanë në çdo hap të veprimtarisë së tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More