112-vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura, Vengu: Gurthemel i shtetformimit

nga D V

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dha sot një mesazh me rastin e  112-vjetorit të themelimit të Forcave të Armatosura.

“112 vjet nga dita e themelimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gurthemel i shtetformimit”, u shpreh Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se, janë 112 vite krenari, përkushtim dhe sakrificë në shërbim të atdheut, simbol i qëndresës dhe sigurisë kombëtare.

Ministri Vengu shprehu respekt dhe mirënjohje për të gjithë ushtarakët që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

Ne 4 dhjetor 1912, vetëm 6 ditë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, u krijua Ushtria Kombëtare. Për herë të parë në historinë shekullore të vendit u krijua Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, (Ministria e Luftës)ë e drejtuar nga Mehmet Dralla (Tetova) dhe Shtabi i Përgjithshëm i drejtuar nga major Ali Shefqet Shkupi.

Strukturat kryesore përbërëse të saj ishin forcat aktive, rezervë ato vullnetare si edhe Xhandarmëria me 12000 personel gjithsej.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More