13 mijë euro kërkoi për të “kry” punë në komunë, arrestohet udhëheqësin e Sektorit për urbanizëm në Mavrovë

nga Xh M

Mavrovë, 19 mars – Më 19,03,2025 Departamenti kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda ka zbuluar një rast të ryshfetit, me çka është arrestuar S.E – udhëheqës i Sektorit të Urbanizmit dhe Veprimtarive Komunale në Komunën e Mavrovë-Rostushë.

Sipas informacioneve tona, ryshfeti është kërkuar dhe marrë në këmbim të një premtimi se do të miratohej një projekt urbanistik për ndërtimin e banesave dhe objekteve akomoduese. Ryshfeti ishte kërkuar në shumën prej 13 mijë eurosh dhe duhej paguar në disa këste. Personi është privuar nga liria gjatë dhënies së parave nga dora e parë në Shkup, pasi të njëjtit paraprakisht ishin përpunuar në aspekt tekniko kriminalistik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More