Figuronte i zhdukur nga lufta e Kosovës! Pas 26 vitesh identifikohen mbetjet mortore të Elhami Tahiragës nga Rahoveci

nga Xh M

Pas 26 vitesh, falë identifikimit të kryer me metodën shkencore të ADN-së, është bërë e mundur identifikimi i mbetjeve mortore (eshtrave) të Elhami (Qamil) Tahiraga nga Rahoveci, i cili figuronte në Listën e Personave të Zhdukur që nga periudha e luftës në Kosovë.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur të cilët ndër të tjera shkruajën se së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka informuar zyrtarisht familjen Tahiraga mbi rezultatet e procesit të identifikimit.

“Me këtë rast, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh solidaritet dhe mbështetje të sinqertë familjes Tahiraga, duke shpresuar që ky identifikim t’u sjellë sadopak lehtësim pas një pritjeje të gjatë e të dhimbshme”, thuhet në postim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More