13 vjet pa gjeneral Shaban Shalën

nga Xh M

Sot mbushen 13 vjet nga vdekja e gjeneral Shaban Shalës, i cili njihet si veprimtar i hershëm i lëvizjes për çlirim dhe kontribuues i jashtëzakonshëm në luftën e UÇK-së, por gjithashtu edhe i angazhuar në ristrukturimin dhe sistemimin e gjithë ushtarëve të UÇK-së dhe të TMK-së.

Shaban Shala rrjedh nga një familje atdhetare, i cili ka qenë i burgosur politik dhe veprimtar i hershëm i lëvizjes për çlirim, ka qenë aktivist i dalluar i KMDLNJ-së, ndërsa gjatë luftës çlirimtare ka dhënë një kontribut të madh në themelimin e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe strukturimin e saj. Shala ishte dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ai po ashtu ka qenë bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari, ndërkaq pas luftës ishte pjesëtar i TMK-së me gradën gjeneral dhe deri në momentin e fundit u angazhua në ristrukturimin dhe sistemimin e gjithë ushtarëve të UÇK-së dhe të TMK-së.

Shaban Shala është vëlla i dëshmorit, gjeneral Bedri Shala.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More