15 vjet mosrritje e pagave, 15 minuta ndalesë – “Trainkos” proteston nesër në Fushë Kosovë

nga D. V.

Sindikata e Hekurudhave “Trainkos” do të organizojë një protestë nesër në orën 08:00 të mëngjesit, në stacionin hekurudhor të Fushë Kosovës.

Sipas burimeve të Telegrafit, protesta do të shoqërohet me ndalesën simbolike të trenit për rreth 15 minuta, si formë e shprehjes së pakënaqësisë së punëtorëve ndaj gjendjes aktuale ekonomike dhe sociale.

Arsyeja kryesore e protestës është niveli i ulët i pagave, të cilat sipas përfaqësuesve sindikalë nuk janë rritur prej 15 vitesh.

Protesta do të ketë përkrahjen edhe të Sindikatës së Hekurudhave “Infrakos”, e cila ka shprehur solidaritet me kolegët e tyre nga “Trainkos”.

Të dy sindikatat kërkojnë nga autoritetet kompetente që të ndërmarrin hapa konkretë për përmirësimin e kushteve të punës dhe për sigurimin e një trajtimi më dinjitoz për punëtorët hekurudhorë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More