“16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me bazë gjinore”, Kuvendi ngjyroset portokalli

nga Xh M

Shkup, 4 dhjetor – Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka marrë hijen e ngjyrës portokalli – me çka i është bashkëngjitur fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me bazë gjinore”.

“Përmes Programit për Mbështetje Parlamentare, sonte Kuvendi u ngjyros portokalli, duke iu bashkuar kështu fushatës botërore “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me bazë gjinore”.

Theksoj se ky akt nuk është vetëm një simbolikë vizuale, por një mesazh i qartë dhe i fuqishëm që institucioni më i lartë përfaqësues është i vendosur të jetë në anën e çdo gruaje dhe vajze, dhe nuk toleron në asnjë formë dhunën.

Le të shërbejë drita portokalli, si një thirrje për reflektim, ndërkaq bashkë me këtë dritë të ndizet shpresa për një shoqëri ku çdo grua dhe çdo vajzë jeton pa frikë, e respektuar dhe e mbrojtur”, shkruan Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More