21-vjeçari humbi jetë në aksin Fier-Vajkan, arrestohet drejtuesi i mjetit

nga Xh M

Një 21-vjeçar humbi jetën ditën e djeshme si [pasojë e një aksienti të ndodhur në aksin “Fier-Vajkan”. I riu u përplas nga një automjet, ndërsa po udhëtonte me një motomjet.

Policia njofton se është vënë në pranga drejtuesi i automjetit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor në aksin “Fier-Vajkan”, ku një automjet përplasi një motomjet me drejtues shtetasin K. H., 21 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes humbi jetën në spital, ju informojmë se:
Specialistët e Policisë Rrugore në DVP Fier bënë arrestimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit M. Ç., 57 vjeç, banues në fshatin Kallm, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More