4-vjeçari pëson atak kardiak në plazh, rikthehet në jetë falë mjekut që ndodhej aty për pushime

nga L. M

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një plazh të Selanikut në Greqi, por që fatmirësisht pati një fund të lumtur për fëmijën dhe familjarët e tij.

Mediat fqinje raportojnë se një djalë i moshës 4 vjeç, me origjinë nga Serbia, teksa ishte duke u larë në plazhin e Nea Vrasnës, pësoi një krizë epileptike, duke rezultuar në mbushjen e mushkërive me ujë dhe atak kardiak.

Fatmirësisht, një mjek ndodhej aty pranë, i cili gjithashtu ishte me origjinë nga Serbia, nisi të bënte reanimacionin kardiopulmunar. Kjo bëri që i mituri të vinte në jetë, pak përpara se të vinte ambulanca. Më pas, fëmijës iu dha dhe oksigjeni i nevojshëm.

I mituri u dërgua në Qendrën Shëndetësore Nea Madytou, teksa tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More