Gashi në Stamboll viziton kompaninë Alim Grup me prejardhje nga Maqedonia e Veriut

nga Redaksia

Shkup, 21 qershor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se gjatë kthimit nga vizita zyrtare në Baku, ka qëndruar në Stamboll ku ka vizituar kompaninë Alim Grup, transmeton zhurnal.

“Gjatë kthimit nga vizita zyrtare në Baku, pata kënaqësinë që në Stamboll të vizitoj kompaninë e suksesshme Alim Grup, ku u takova me themeluesin dhe udhëheqësin e kësaj kompanie, z. Naser Alimi, një biznesmen me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.

U impresionova nga puna dhe arritjet e kësaj korporate dhe e përgëzova z. Alimin për këtë histori frymëzuese suksesi. U shpreha i bindur që puna, vizioni dhe përkushtimi janë vlerat e qëndrueshme sjellin rezultate të mëdha kudo”, ka shkruar Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More