50-vjeçari dyshohet se vrau partneren shqiptare në Itali

nga D V

Një piktor 50-vjeçar italian, Oreste Raponi, dyshohet se ka vrarë partneren e tij shqiptare pas një debati, shkruajnë mediat italiane.

50-vjeçari dyshohet se i ka shkaktuar disa plagë me thikë partneres, të cilat kanë qenë fatale për shqiptaren identiteti i së cilës nuk dihet ende.

Debati i çiftit u përshkallëzua pak pas orës 3 të mëngjesit të së hënës. Vrasësi me siguri ka humbur mendjen nën efektin e alkoolit.

Vrasja ndodhi në via Baisi, në zonën Colle Campagiorni, në zemër të qendrës historike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More