Shkup, 16 dhjetor – Në rastin e dyshimeve për keqpërdorime në Lotarinë e Maqedonisë, sot është kërkuar dhe bastisur shtëpia e ish-drejtorit Përparim Bajrami, i cili gjithashtu nuk ka qenë në shtëpi dhe që jozyrtarisht dyshohet se është larguar në Kosovë disa muaj më parë. Familja e tij thuhet se i premtoi se ai do të kthehej, transmeton zhurnal.mk.
Në shtëpinë e tij, sipas burimeve jozyrtare, u gjet një sasi e madhe parash. Bajrami ishte pjesë e kabinetit të Artan Grubit në Ministrinë e Sistemit Politik, ndërsa më pas drejtor i Lotarisë së Maqedonisë.