Karvani Parlamentar e përfundon vizitën e tij nëpër komunat në vend

nga D. V.

Shkup, 10 qershor – Karvani parlamentar nën moton “Parlamenti për qytetarët, transparent dhe përgjegjës” sot në ngjarjen në Parkun e Gruas në Shkup e përfundon vizitën e tij nëpër komunat në vend.

Ashtu siç kumtuan nga Kuvendi, ngjarja përfundimtare në Shkup është një tjetër mundësi për qytetarët që të njihen më nga afër me punën e pushtetit legjislativ dhe të takohen me deputetët nga komunat e tyre.

Duke filluar më 10 maj, Karvani Parlamentar i këtij viti vizitoi nëntë komuna në vend: Resnjë, Krushevë, Kratovë, Kriva Pallankë, Vallandovë, Negotinë, Tetovë, Kërçovë dhe Kumanovë. Duke vepruar kështu, përmes aktiviteteve të ndryshme, u dërgua mesazhi kryesor i ngjarjes – se Kuvendi si institucion është përgjegjës para qytetarëve.

Ky aktivitet i Kuvendit është në kuadër të Programit të Mbështetjes Parlamentare (PSP) për vitin 2025, i mbështetur financiarisht nga Konfederata Zvicerane, dhe i zbatuar në bashkëpunim me NDI-në, QMN-në dhe IDSCS-në.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More