Çairi ka me se të krenohet, Ganiu mirëpret 12 nxënës të gjeneratave nga shkollat fillore

nga Redaksia

Shkup, 11 qershor – “Në prani të drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve dhe prindërve krenarë, ndamë bashkë një moment të ngrohtë, simbolik, por shumë domethënës: vlerësimin e brezit që po rritet me dije dhe vlera të forta.

Si kryetar, ndjeva thellësisht përgjegjësinë që kemi ndaj këtyre të rinjve – për t’u ofruar kushte më të mira, për t’i përkrahur në çdo hap dhe për ta mbështetur arsimin si bazë të çdo suksesi.

Çairi ka me se të krenohet. Këta 12 nxënës ishin zëri i gjeneratës së re që premton, dhe sot, më shumë se kurrë, ndjeva forcën e shpresës që ata sjellin për të ardhmen tonë të përbashkët.

Si shenjë mirënjohjeje, Komuna e Çairit do t’u dhurojë nga një vauçer simbolik të gjithë nxënësve të gjeneratës.”, njofton Visar Ganiu, kreu i komunës së Çairit, transmeton zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More